Rama publikon pamje të skuadrës shqiptare të kërkim-shpëtimit në Malatya

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar të martën e 7 shkurtit disa fotografi në të cilat shihen skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në Turqi.

Ai ka bërë të ditur se skuadra shqitare janë të vendosur në rrënojat e tragjedisë në Malatya.

“Skuadra shqiptare e kërkim-shpëtimit në rrënojat e tragjedisë në Malatya”, ka shkruar Rama.

Ndryshe, Rama të hënën e gjashtë shkurtit ka shprehur ngushëllime për familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre në tërmetin që ka tronditur Turqinë.

Ndërsa, ka njoftuar se një mision shpëtimi solidariteti është nisur të hënën për në Turqi.

“I pikëlluar thellësisht për lajmin e mëngjesit të sotëm për tërmetin shkatërrues që goditi disa pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Ngushëllimet tona më të thella për familjet e shumta që humbën jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të lënduarve. Një mision shpëtimi solidariteti do të niset sot për në Turqi”, ka shkruar Rama.