Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka shpërndar një fotografi të tijën dhe presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se fotografia në fjalë ishte shkrepur para takimit me shefin e Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borell.
“Selia e BE, New York – Me Vjosën përpara drekës së punës së shefit të diplomacisë evropiane Joseph Borrell, me liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rama.







