Rama poston foto të afganëve të ardhur në Shqipëri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se ka arritur në 457 numri i të strehuarve afganë në Shqipëri.

Këtij postimi Rama ia ka bashkangjitur edhe disa foto ku shihen të posaardhurit nga Afganistani.

Postimi i plotë i Ramës:

Arrin në 457 numri i afganëve që shpërngulen nga lufta dhe mikpriten në Shqipërinë e besës e të respektit për kujtesën, traditën, vetveten, për të cilën sot flitet me admirim në gjithë opinionin ndërkombëtar.