Rama për Shqipërinë e Kosovën: Shqiponjë ku kokat shikojnë anash e trupi qëndron drejtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.

Kurti e Rama janë pyetur nga gazetarët për qëndrimet e tyre të ndryshme karshi “Ballkanit të Hapur”, shkruan lajmi.net.

Rama duke iu referuar qëndrimeve të kundërta e mori shembullin e shqiponjës me dy koka, që sipas tij kokat simbolizojnë Kosovën dhe Shqipërinë të cilat kanë një trup të vetëm.

“Mendimi im në lidhje me Kosovën dhe Serbinë nuk është as sekret as i panjohur. Në këtë pikë s’ka asnjë dilemë. Mendoj që këto opinione të ndryshme në lidhje me Ballkanin e Hapur nuk përbëjnë asnjë pengesë për të fuqizuar marrëdhëniet mes nesh dhe nëse do të më lejonit t’i referohem shqiponjës me dy koka, është një trup i vetëm ku një kokë sheh nga njëra anë dhe tjetra nga ana tjetër, mirëpo trupi qëndron drejtë. Prandaj, mos kini asnjë dyshim se shqiponja me dy koka rrezikohet që të kapet në befasi nga njëra anë apo ana tjetër sepse kontrollohet nga të dyja anët. Mendoj që është vlerë e shtuar që jemi shqiponjë me dy koka. Kur të vijë dita që të jemi shqiponjë me një kokë, rreziku është që të kafshojmë veten më shumë se sot”, tha Rama.