Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se komuna ka ndarë buxhetin për të mbuluar shujtat ushqimore për zjarrfikësit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se për herë të parë është siguruar shujta ushqimore për zjarrfikësit.

Siç ka njoftuar Rama, Kuzhinën Qendrore do të mbulojë shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrfikësve./Ballkani.info

Njoftimi i plotë:

PËR HERË TË PARË ZJARRËFIKËSVE I SIGUROHET SHUJTA USHQIMORE

Sot, drekova me Brigadën Profesionale të Zjarrëfikësve të Kryeqytetit në drekën e përgatitur nga Kuzhina Qendrore Sh. A.

Kryeqyteti ka ndarë buxhetin dhe ka kontraktuar Kuzhinën Qendrore për të mbuluar shujtat ushqimore për tre ndërrime të zjarrëfikësve.

Do të vazhdojmë të bëjmë gjithçka brenda mundësive për të ofruar kushtet sa më të mira të punës për zjarrëfikësit tanë.

Lulzim Fushtica

Malë Gashi

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca

Brigada e Zjarrfikësve-Prishtinë