Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se një kompanisë iu është shkëputur kontrata dhe është bërë tërheqja e garancionit bankar në vlerën e 50.000 eurove, pasi kjo kompani nuk i ka realizuar planin dinamik të punës.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky veprim lidhet me ndërtimin e rrugës “Gllogovicë-Grexhenik”.
“Një kompanie i kemi shkëputur kontratën dhe tërhequr garancionin bankar në vlerën e 50.000 eurove, për shkak të papërgjegjshmërisë, pasi nuk ka realizuar planin dinamik të punës siç ishte kontraktuar dhe punonte me cilësi të dobët. Ky veprim lidhet me ndërtimin e rrugës ‘Gllogovicë-Grexhenik’ dhe krahut të rrugës ‘L.Vitija’”, ka shkruar ai, raporton Ballkani.info.
I pari i Prishtinës ka treguar se “Kompanitë e papërgjegjshme nuk do të tolerohen”./Ballkani.info/
Njoftimi i plotë:







