Rama nervozohet me Serbinë i reagon Vuçiqit: Është e vërtetë apo meme që tallet me trurin e kulluar e gojën e ndyrë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, vlerësoi se situata në botë është shumë e ndërlikuar dhe këtë një shtet i vogël me probleme me integritetin territorial duhet ta ketë parasysh, duke shtuarse Serbia ka synim ruajtjen e paqes dhe stabilitetit “gati me çdo çmim”.

Ndër të tjeash Vucic ka thënë se është kundër ruajtjes së konfliktit të ngrirë dhe se Serbia po përpiqet të bëjë një kompromis me shqiptarët. Mirëpo, nuk ka munguar reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili ka pyetur Vucicin nëse janë të vërteta këto që ka dëgjaur.

Vucic ka deklaruar po ashtu se “gjëja më e rëndësishme është ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Rasti i Armenisë dhe Azerbajxhanit na ka treguar se sa të rrezikshme janë të ashtuquajturat konflikte të ngrira. Sepse një ditë, gjithçka që është e ngrirë do të shkrihet nga dikush”, ka deklaruar Vucic.

Ndërsa Rama ka reaguar  në Twitter pas deklaratës së Alexander Vuçiç ditën e sotme pas deklaratës së presidentit serb Alexander Vucic.

Rama i është drejtuar atij nëse ajo që ka thënë nëse është e vërtetë ajo që ka thënë apo meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë ​​për shekuj.

“Vuçiç është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë ​​për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim!”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë, që Vucic tha se do të këmbëngulë për dialog, në ruajtjen e popullatës serbe në Kosovë, me vlerësimin e tanishëm sipas tij janë rreth 95 mijë serbë që jetojnë në atë, siç tha ‘rajon’. “Sa jam president do të bëj çmos që t’i afrohemi zgjidhjes së kompromisit, edhe pse më duket se asnjëherë më larg kësaj nuk jemi, ku Serbia për këtë ka më së paku faj” tha Vucic