Rama: Mbyllja e kazinove, një ndër katër vendimet e rëndësishme të Haradinajt

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, Fidan Rama, ka përmendur katër vendime që sipas tij do ta nxjerrin mirë Haradinajn në elektorat.

Rama, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Haradinaj ka bërë kalkulim duke përdorur ftesën për intervistim nga Specialja, por sipas tij ai ka një pozicion të fortë për katër vendime sa ishte në krye të ekzekutivit.

“Taksa, krijimi i Ushtrisë, ndalja e ndarjes dhe mbyllja e lojërave të fatit. Janë katër vendime që ai sot ka me i prezantua në elektorat, vendime këto të cilat po e nxjerrin në një pozicion shume të mirë në zgjedhje”, tha ai.

Drejtori i Informacionit në RTV Dukagjini, thotë se Haradinaj këto vendime do t’ia atribuojë vetes, pavarësisht nëse ka pasur konsensus të gjerë për këto tema.

Rama ka thënë se si qytetarë për të ka rëndësi kur janë marrë këto vendime të mëdha.

“Mua si qytetarë nuk më intereson kush e ka nis një ide të caktuar apo si është bërë, por më intereson kur është bërë. Po flas si qytetarë. Ne mund të kemi dëgjuar për proceset si kanë qenë para dhjetë viteve, por unë i ndjej ato kur dikush e merr vendimin. Më pëlqeu apo jo Albin Kurti, unë duhet të ia respektoj vendimet dhe me ia njohtë. Më pëlqeu apo jo Ramush Haradinaj…”.

Rama ka thënë se akuza të mëdha janë bërë në drejtim të partisë së haradinajt për kazinot, dhe mbylljen e tyre ai do t’i përdorë në fushatë.

loading…