Rama kërkon ndihmë në Turqi: Dëmet e tërmetit janë të papërballueshme nga ne

Kryeministri Edi Rama i bëri thirrje popullit turk për ndihmë pas tragjedisë së tërmetit.

Nga konferenca e vendeve islamike për bashkëpunime në Stamboll, Rama falenderoi Turqinë për ndihmën e dhënë pas tërmetit së 26 nëntorit.

Rama tha se Turqia provoi se i përmbahet urtësisë së saj pasi nuk braktisi një vëlla në nevojë.

 “Jam këtu para jush dhe po bëj thirrje për ndihmë. Njerëzit që Allahu do më shumë janë ata që janë të dobishëm për të tjerët dhe kushdo ndihmon një njeri ë vështirësi, Allahu do ta lehtësojë nga vështirësia në ditën e ringjalljes.  

Më lini të jem i qartë miqtë e mi, unë nuk ofroj ringjallje por po kërkoj dritën në zemrat tuaja.

Më lini t’ju kërkoj falje nëse përsëris veten por për të thënë të vërtetën mes kjo dritë pa tek Turqia një prej rrezeve të saj.

Mes dhimbjes së papërshkruara për jetët e humbura dhe shkatërrimin që ka qene pothuajse apokaliptike në disa zona.

Turqia e provoi edhe  njëherë që i përmbahet urtësisë së saj sepse nuk braktisi një mik e një vëlla në nevojë. Siç thotë edhe thënia e vjetër të ecësh me një mik në errësirë është më mirë se të ecësh i vetëm në errësirë”, tha Rama.

“Kam ardhur këtu t’iu falenderoi për 500 banesat e t’iu kërkoj të jeni pranë nesh. Kurani na mëson se katastrofat njerëzore janë sprova. Dua që katastrofa që po kalojmë të kthehet në frymëzim, dhimbja të kthehet në forcë. Katastrofa ka përkulur qytetet tona më të rëndësishme. Dua të besoj se edhe me ndihmën tuaj do arrijmë të bëjmë për Durrësin atë që Turqia bëri për Izmirin. Shumica e ndërtesave të shkatërruara janë struktura shumëkatëshe me nja dhjetëra familje. Ne besojmë se dëmi i shkaktuar shkon përtej asaj që është njerëzisht e përballueshme për ne. Përtej debateve tokësore le të kemi besim se zoti pranon vetëm atë që është e drejtë. Ju kërkoj falje që ndërhyra në konferencën tuaj, ju falenderoj me zemër për durimin”, tha Rama.