Rama jep detaje nga takimi me Isa Mustafën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një fotografi nga takimi me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Rama ka shkruar se ndodhen në Prishtinë.

“Me Isa Mustafën, Kryetarin e Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka shkruar Rama përkrah fotografisë.

Ndryshe, Rama po qëndron këto ditë në Kosovë ku është takuar thuajse me të gjitha liderët politikë të vendit.