Rama ia dhuron Krasniqit “Hyjneshën në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim boksierin shqiptar, Robin Krasniqi.

Ai ia ka dhuruar Krasniqit “Hyjneshën në Fron”, duke thënë se një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i ti.

“Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë ‘Hyjneshën në Fron’ – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju. Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”, shkroi Rama në Facebook, teksa ndau fotografi nga ky takim.