Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka marrë pjesë sot në promovimin e librit “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99″, i autorit Florent Rrahmani.
Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook është zotuar se kryeqyteti është gjithmonë në mbështetje të projekteve që ruajnë dhe përforcojnë kujtesën kolektive të kombit tonë.
“Libri “Shteti paralel i Kosovës dhe mosbindja civile 89-99” është një testament i jashtëzakonshëm i rezistencës sonë dhe një dritë mbi sakrificën, vetëorganizimin dhe guximin që ndërtuan themelet e shtetit tonë. Florent Rrahmani ka sjellë një vepër të vyer, që do të shërbejë si referencë e rëndësishme për studiuesit vendas dhe ndërkombëtarë. Kryeqyteti është gjithmonë në mbështetje të projekteve që ruajnë dhe përforcojnë kujtesën kolektive të kombit tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:







