detyrën

Rama “dorëzon” Lleshin, “merr” Xhafajn

Sapo qeveria mori vendimin për të emëruar Sandër Lleshin zv.ministër të Brendshëm me detyrën e plotë të ministrit deri në zgjidhjen e krizës kushtetuese me presidentin Meta, kryeministri Rama e mori gjeneralin në zyrën e tij duke shpërndarë “foton e ditës”:

Një shkëmbim duarsh mes tyre. Fill pas kësaj, kreu i qeverisë e ka shoqëruar Lleshin në zyrën e tij të re, në Ministrinë e Brendshme drejtimin e së cilës e ka nga sot. pas tyre ka mbërritur edhe Fatmir Xhafaj, i dorëhequr nga posti i ministrit që mori në 2017-ën me një shkëputje të vogël të ministrit teknik Dritan Demiraj. Më herët, me shpejtësi shkallët e ministrisë i ngjiti edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu .

Xhafaj, i dorëzoi kështu detyrën pasardhësit të tij, i cili qëndroi në godinën e institucionit të rëndësishëm që tashmë drejton. Xhafaj doli nga ministria në krah të kryeministrit Edi Rama. Të dy zgjodhën të mos bëjnë asnjë prononcim për gazetarët.

Në prezantimin kortezial ishin të pranishëm edhe 4 zv/ministrat dhe Sekretari i Përgjithshëm i ministrisë.

Me emërimin e Lleshit si zv/ministër, Ministria e Brendshme është e vetmja me 5 zv/ministra në organikën e saj.

Emërimi i Gjeneral Sandër Lleshit si zv/ministër i Brendshëm dhe jo ministër erdhi si pasojë e refuzimit të dekretimit nga ana e Presidentit Ilir Meta me argumentimin se Lleshaj ishte figurë që ende nuk i ka krijuar bindje.