Rama: Do të vaksinojmë mësuesit e Kosovës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë një takimi në Rogozhinë konfirmoi se mësuesit e Kosovës do të vaksinohen në Shqipëri, pas kërkesës së kryeministrit Albin Kurti.

Rama u shpreh se jemi krenarë që po ndihmojmë Kosovën dhe pas vaksinimit të mjekëve, do të nisë tashmë edhe vaksinimi i mësuesve.

“Ne jemi shumë krenarë që po ndihmojë edhe Kosovën, që po ndihmojmë mjekët e Kosovës. Më çoi një mesazh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke më falënderuar dhe duke më thënë që ‘meqë ata morën disa mijëra vaksina dhe do vaksinojë mjekët, do të dëshironte që ne të ndihmonim mësuesit’. ‘Po’, i thash, ‘patjetër’. Ne do të japim ato që duhet dhe që mundemi që të vaksinohet edhe mësuesit e Kosovës. Sigurisht”, deklaroi Rama.

Ndryshe, në Shqipëri prej ditësh ka filluar vaksinimi masiv në tërë vendin dhe sipas autoriteteve po bëhen nga 20 mijë vaksinime në ditë.