Rama do të ju drejtohet me mesazh gjithë shqiptarëve pas aktakuzës ndaj Thaçit dhe Veselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ndaj aktakuzave që Gjykata Speciale ka ngritur për dy udhëheqësit, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselit.

Gjykata Speciale sot ka ngritur aktakuzë ndaj Thaçit e Veselit për 100 “krime” të supozuara.

“Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time”, ka  thënë Rama.

Poashtu, Rama ka paralajmëruar që do të shprehet publkisht me një mesazh për gjithë shqiptarët.

“Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit. RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE”, ka përfunduar Rama statusin në Facebook. /Ballkani.info/