Rama: Do krijohet një strukturë e posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka përmendur emrat e shtatë sportistëve shqiptarë që kanë korrur suksese në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, ministria e Mbrojtjes është duke përgatitur legjislacionin për krijimin e një strukture të posaçme për sportistët elitarë pranë Forcave të Armatosura, njofton Klan Kosova.

Në mesin e këtyre emrave ndodhen edhe emrat e sportistëve nga Kosova.