Rama: Çdokush me dy fije mend nuk e beson se ndryshimi i kufijve bëhet fshehurazi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në konferencën për media bashkë me përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogehrini, që po qëndron në Tiranë, ka folur edhe për idenë e ndryshimit të kufijve.

Nuk e ka mohuar një gjë të tillë, por ka thënë se ajo nuk ka mundësi të bëhet fshehurazi, duke ironizuar me ata që thonë se një gjë e tillë po bëhet jashtë syrit të publikut.

“Nëse gjenden aq shumë budallenj sa të besojnë se një proces që përfshinë jo vetëm dy shtetet, por shtete të botës, parlamentet, parti politike, shoqëri, votime në referendume në fund, mund të bëhet fshehurazi nga disa persona dhe të kalojë si miu në mustaqe atëherë kjo botë ka marrë fund”, ka thënë Rama.

“Por, mendoj se çdo person me dy fije mend në kokë e beson se kjo është një gënjeshtër”, ka thënë Rama më tej.

Aty në pjesën tjetër të konferencës ka folur për gjendjen politike në Shqipëri. Ka shprehur optimizmin e tij se të marrim rekomandimin pa kushte për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Derisa duke komentuar raportin me opozitën, ka thënë se “miqtë kanë qenë të interesuar ta ndihmojnë lidhjen e komunikimit por vendimmarrja ka qenë e jona”.

“Së pari nuk shoh askënd që të shqetësohet si më 2017. Jo sepse çfarë ka ndodhur nuk është shqetësuese, por sepse ajo i tejkalon kufijtë e të durueshmes. Ka ardhur koha që ne t’i qëndrojmë sistemit kushtetues e ligjit. Zgjidhjet e asaj natyre i kemi provuar. 2017 ishte maksimumi që mund të bëjë një mazhorancë për opozitën që të japë një zgjidhje. Tash kush qëndron në sistem qëndron, kush nuk qëndron ka zgjedhjen”, ka thënë Rama.

“Porosia e një manuali nazist nëse do që gënjeshtrën tënde ta besojnë bëje të pabesueshme është për të sulmuar njerëz”, ka thënë më tej ai.