Rama as sonte nuk pranon të flasë për ndërhyrjen e Kurtit në zgjedhje: Ncuk, ncuk…

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit, as sonte nuk ka pranuar të flas për pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Shqipërisë dhe votimin e tij në Tiranë.

Në emisionin “Opinion” Rama është pyetur për përfshirjen e Kurtit në zgjedhje dhe urimin e tij për fitoren e PS-së, por përgjigjja e vetme e Ramës ka qenë “ncuk, ncuk” dhe “e shtyjë deklarimin për Kurtin”, shkruan Ballkani.info.

Rama me Kurtin fare nuk është marrë gjatë fushatës zgjedhore derisa ka thënë se pas 26 prillit do të deklarohet për të. /Ballkani.info/