Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka akuzuar rivalët e tij politik në Shqipëri rreth raportit të Dick Martyt, që si rjedhojë e formoi Gjykatën Speciale.
Përmes një shkrimi në Twitter, Rama ka thënë se Sali Berisha, Ilir Meta dhe Lulëzim Basha janë të lidhur direkt rreth votës pro për raportin e Dick Marty në Këshillin e Europës.
“Sali pse e votove pro Raportin e Dick Marty në Këshillin e Europes, kur ne e votuam kundër apo doje të mbroje Kosovën nga Hashimi? Po ti Ilir pse e votove pro Raportin e Dick Marty apo s’të pyeti Haxhinasto? Lulëzim ke gjë për të thënë apo s’ta lejon sekreti hetimor?#KrenarpërPS”, ka shkruar ai.








