Ralf Gjoni: BE një familje problematike, ka dështuar në menaxhimin e Ballkanit Perëndimor

Në parlament po diskutohet për pocesin e çeljes së negociatave. Deputeti Ralf Gjoni i opozitës në fjalën e tij nuk i kurseu kritikat si ndaj qeverisë por edhe ndaj strukturave të BE-së.

“Ky është një moment kyç reflektimi për negociatat, të cilat duheshin hapur me kohë. Po të ishin hapur më para sot do kishim avancuar shumë me shpejt edhe në drejtësi.

Dua të them se BE ka dështuar në mënyrën se si e ka menaxhuar Ballkanin perëndimor, gati 31 vjet pas murit të Berlinit, e komunizmit duhet të reflektojmë. BE është një familje problematike me interesa të tyre. BE nuk ka ndonjë dashuri të madhe, s’na i kanë ngenë, sa më shpejt ta kuptojmë këtë aq më mirë. BE është uninon i themeluar në bazë të interesave të kombeve. Negociatat do jenë një procesi dhimbshëm dhe i lodhshëm, unë nuk e mbaj më shpresën te negociatat.

Kushtet e Bundestagut s’janë kushte. Sot i drejtohem socialistëve këtu ndahet shapi nga sheqeri. Mos të lënë në harresë shqiptarët me SPAK dhe KKH të fillojmë reformimin të garantojmë votën e lirë”, tha Gjoni.

loading…