Rakiq nuk i shijon kolltuqet e reja | Ministria pa “zot shtëpie” nënshkruan tender për blerje të karrigeve

Ministria për Komunitete dhe Kthim nga data 5 nëntor ka mbetur pa ministër, pasi Goran Rakiq dha dorëheqje nga kjo pozitë.

Në këtë institucion pa “zot shtëpie” është duke vazhduar puna, pothuajse normalisht. Kjo ministri ka nënshkruar kontratë për furnizim me inventarë për zyra – karrige.

Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, për këtë tender ministria do të paguajë 4 mijë e 845 euro, shkruan Demokracia.com.

E për këtë tender kanë aplikuar hiç më pak se shtatë kompani.

Tenderin e ka fituar kompania me çmimin më të ulët, “GRANITI SH.P.K”.

Ndryshe, Lista Serbe bëri të ditur më 5 nëntor se zyrtarët serbë në Kuvend, Qeveri, pushtet lokal, Polici, gjykata dhe institucione të tjera në veri të Kosovës do të largohen, derisa Qeveria e Kosovës të tërhiqet nga plani i saj për targat.

Largimi nga institucionet u bë pasi autoritetet në Kosovë suspenduan nga puna Drejtorin e Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili deklaroi se nuk do të zbatonte vendimin e Qeverisë për targat. /Demokracia.com/