Rakiq në Beograd: Jemi gati që sërish të japim dorëheqje

Kryetari i Listës Serbe Goran Rakiq ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë se kryetarët e zgjedhur të komunave janë të gatshëm prapë që të japin dorëheqje.

Rakiq pas takimit të përfaqësuesve politik nga Kosova me presidentin Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se kryetarët janë të gatshëm që sërish t’i lënë institucionet nëse nuk ka mirëkuptim nga Prishtina, por kjo do të ndodh në të gjitha nivelet nga prokuroritë dhe gjykatat.