Rakiq i Listës Serbe kërcënon me dalje nga Qeveria

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq e ka dhënë kërcënimin e radhës për daljen nga Qeveria Hoti.

Në një prononcim për Indeksonline, zëvëndëskryeministri Rakiq ka deklaruar se janë duke konsideruar daljen nga Qeveria.

“Lista Serbe është duke kërkuar respektimin e marrëveshjes së koalicionit me partnerët kryesor. Nëse kjo vazhdon të mos përmbushet, ne po konsiderojmë largimin nga Qeveria. Këtë ia kam përcjellur edhe kryeministrit Hoti” ka thënë Rakiq.

I pyeturpër deklaratën e Besnik Tahirit se Lista Serbe ashtu siç ka hyrë, edhe mund të dal, Rakiq ka dhënë një përgjigje.

“Fakti që zëvëndëskryeministri Tahiri nuk është i vetdijshëm për bisedën tonë me kryeministrin, tregon se komunikimi mes tyre si partner është i mangët. Andaj këtë pyetje duhet ta bëni për të, dhe jo për mua” ka thënë Rakiq.