Raketat ruse bien mbi Poloni, dy të vdekur

Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Mueller nuk e konfirmoi menjëherë informacionin, por ka thënë se liderët e lartë po mbanin një takim urgjent për shkak të një “situate krize”.

Mediat polake raportuan se dy persona vdiqën të martën pasdite pasi një predhë goditi një zonë ku po thahej gruri në Przewodow, një fshat polak pranë kufirit me Ukrainën.