Raketat izraelite vranë 10 pjestarë të një familjeje në Gaza, mes tyre 8 fëmijë

Një familje prej 10 anëtarësh u vra sot nga sulmi ajror izraelit në Rripin perëndimor të Gaza, në kampin e refugjatëve, sipas mjekëve në enklavën Palestineze.

Tëtë fëmijë dhe dy gra, të familjes Abu Hatab, gjetën vdekjen pasi ndërtesa trekatëshe në qytetin perëndimor të Gaza u bombardua nga Izraeli.

Raportohet se 15 të tjerë kanë mbetur të plagosur gjtë sulmit izraelit.

Mes të mbijetuarve pas sulmit ajror izraelit në orët e para të mëngjesit të së shtunës në kampin e refugjatëve në Gaza, ishte dhe një foshnje, e cila u gjet nën rrënoja. Foshnja ka shpëtur,falë nënës cila e kishte mbrojtur.

Të enjten, ushtria izraelite vendosi rreth 7,000 trupa të ushtrisë dhe tanke pranë kufirit të saj me Gaza.
Të premten Izraeli bombardoi Gazan me artileri dhe sulme ajrore në orët e para të 14 majit, si përgjigje ndaj raketave që janë nisur nga kjo enklavë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara António Guterres bëri thirrje për “një de-përshkallëzim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e luftimeve në Gaza dhe Izrael”.

Thirrjet e ndërkombëtarëve drejtuar udhëheqësve izraelitë dhe palestinezë deri më tani kanë dështuar të prodhojnë një marrëveshje armëpushimi.

Një zyrtar i lartë i Hamasit ka thënë se grupi është gati për një armëpushim “reciprok” nëse bashkësia ndërkombëtare bën presion ndaj Izraelit për të “shtypur veprimet ushtarake” në xhaminë e diskutueshme al-Aqsa në Jeruzalem.

Të paktën 133 njerëz janë vrarë në Gaza dhe tetë kanë vdekur në Izrael që nga fillimi i luftimeve.