Raketa ‘Artemis’ do të duhet ende të presë deri në nisjen në Hënë

Raketa Space Launch System (SLS) ndodhet aktualisht në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida, ku ekipet po punojnë për të rregulluar një mosfunksionim që anuloi lëshimin e raketës në Hënë.

Puna e riparimit synon të mbyllë një rrjedhje karburanti hidrogjeni në një linjë 20 cm që çon në bërthamën e raketës SLS 32-katëshe. Kjo rrjedhje e detyroi NASA-n të braktiste një përpjekje për të nisur “Artemis” më 3 shtator të këtij viti, i cili do të ishte fluturimi i parë testues pa pilot që më vonë do të ngarkohej me kthimin e astronautëve në Hënë.

Me punën e riparimit të përfunduar, NASA tani po përgatitet për një test të karburantit për të verifikuar nëse rrjedhja e hidrogjenit të raketës është rregulluar vërtet. Ky test mund të ndodhë që të shtunën, më 17 shtator, dhe do të mbushë raketën 98 metra të lartë me 332 litra hidrogjen të lëngshëm dhe oksigjen të lëngshëm që i nevojitet për lëshim, tha NASA.

Zyrtarët e NASA-s kanë aktualisht dy data në qarkullim për lëshimin e raketës, 23 ose 27 shtator, në varësi të asaj se sa shpejt mund të rregullohet rrjedhja e karburantit. /Euronews albania