Klubi hendbollistik i Rahovecit sonte është shpallur kampion i Kosovës për herë të dytë radhazi, duke e mposhtur Kastriotin në Ferizaj me rezultat 32-34.
Këtij suksesi i është gëzuar edhe kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi. Ai iu ka bërë thirrje qyterarëve që të mblidhen në palestrën “Mizahir Isma” që të festojnë këtë sukses.
Postimi i plotë:
FITOREEEEE🔥💙
JEMI KAMPION PËR HERË TË DYTË RADHAZI 🏆
Me një lojë të fortë arritëm ta mposhtim ekipin e KH “Kastrioti” nga Ferizaj, me rezultat 3️⃣2️⃣ : 3️⃣4️⃣. Djemtë tanë e mbajtën titullin KAMPION për herë të dytë radhazi në Superligën e Kosovës në hendboll! 🤾🏻♂️
S’kishte si të ndodhte ndryshe – ky ekip është KRENARIA E RAHOVECIT!
Urime Rahovec!
Urime Vreshtarë!
📣 Ejani në Palestrën e Sporteve “Mizahir Isma”, për të pritur kampionët tanë dhe për të festuar së bashku këtë triumf!







