Rahoveci shënon epopenë e UÇK-së, nderohen dëshmorët dhe martirët

Në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, Komuna e Rahovecit e shoqëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovë, vendosën pllaka në shtëpitë̈ bazë të UÇK-së në fshatin Drenoc, Dejnë dhe Ratkoc të kësaj komune.

Me këtë rast, u vlerësua lart sakrifica e të rënëve për liri e pavarësi, ku u theksuar se luftëtarët e kësaj ane me kontributin e tyre i dhanë kthesë historisë së vendit.

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka thënë se me vendosjen e pllakave përkujtimore institucionalizohen vlerat e UÇK-së.

Ai ka theksuar se, çdo tentim njollosje ndaj UÇK-së nuk do të zë vend në asnjë gjeneratë.

“Pandemia nuk na pengon që ne në 22 vjetorin e epopesë së UÇK-së të luftimeve të cilat kanë ndodh në Rahovec me rrethinë, jo vetëm që t’i përkujtojmë ato ngjarje, por të kujtojmë jetën dhe veprën e dëshmorëve që kanë rënë me 17 korrik, heronj, martirët. Njëkohësisht ne vazhdojmë institucionalizimin e vlerave të UÇK-së, me vendosjen e pllakave të cilat simbolizojnë vendosjen e bazave të UÇK-së dhe kontributet e veçanta që UÇK ka bërë në vitin 1998….UÇK- ja është e pa ndashme nga populli i Kosovës në rrugëtimin e vet dhe çdo tendencë për t’i njollosur vlerat e UÇK-së nuk do të zë vend në këta breza e as në ata që vinë”, ka thënë ai.

Ndërsa, ish-luftëtari i UÇK-së, Isuf Gashi, ka thënë se luftimet e korrikut të cilat u zhvilluan në Rahovec, treguan vendosmërinë e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

“Ky vend këtu ka një kuptim të madh me 3 qershor e kemi themelua batalionin e parë dhe këtu ka qenë strukturë komanduese e shtabit regjional dhe në atë periudhë i kemi themeluar 4 kompani….Prej këtu janë dhënë urdhra, ka veprua UÇK-ja, ka pasur komandë, është ngrit flamuri është bërë rreshtimi….Lufta e korrikut e ka dridh Beogradin, Uashingtonin, Parisin krejt se e kanë pa që këta njerëz e kanë perime”, ka thënë ai.

Komuna e Rahovecit sot ka filluar shënimin e Epopesë së korrikut të vitit 1998.