Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka publikuar pamje nga rregullimi i infrastrukturës në këtë komunë, konkretisht nga rruga “Xhelal Hajda – Toni”.

Në këtë rrugë, pas asfaltimit, ka vazhduar kompletimi i sinjalistikës shtesë, vendkalimi për këmbësorë, etj.

“Ndërsa nesër pritet të përfundojë plotësisht me shenjat rrugore përkatëse”, ka shkruar Krasniqi.

Edhe në ditët e kaluara, ai ka publikuar pamje nga rregullimi i rrugëve tjera, ndërkaq punimet kanë vazhduar pa u ndalur edhe në orët e vona të natës. /Ballkani.info/