Përparim Krasniqi

Rahoveci në transformim të ri urban

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Rahovecit, Përparim Krasniqi, ka publikuar disa pamje nga transformimi i qytetit.

“Qyteti ynë po përjeton një ndryshim të madh infrastrukturor me investime në: Rikualifikim urban – Hapësira më moderne dhe të organizuara për qytetarët tanë, rrjet rrugor të përmirësuar – rrugë më të sigurta dhe më funksionale për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, sinjalistikë të plotë rrugore – rritje e sigurisë dhe lehtësim në qarkullim për këmbësorët dhe automjetet”, ka shkruar Krasniqi.

Sipas tij, ky është vetëm fillimi i një epoke të re për Rahovecin. “Qyteti ynë po bëhet më i bukur, më funksional dhe më i jetueshëm për të gjithë!”, ka shkruar në fund Krasniqi.

Së fundmi, Rahoveci është shndërruar në qytet me infrastrukturë të re rrugore, duke e bërë atë qytet funksional, të pastër dhe të ndërtuar. /Ballkani.info/