fishekzjarrët

Rahoveci ndalon fishekzjarrët për festat e fundvitit

Komuna e Rahovecit ka ndaluar shitjen e mjeteve piroteknike në periudhën e festave të fundivitit.
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka publikuar vendimin, sipas të cilit, nuk mund të ekspozohen për shitje mjetet piroteknike.

“Të dashur qytetarë, për shkaqe sigurie ju njoftoj me vendimin tim për ndalimin e hedhjes së mjeteve piroteknike në Komunën e Rahovecit”, ka shkruar Latifi në Facebook.

Vendimi vlen për periudhën 15 dhjetor 2018 – 15 janar 2019.