Rahoveci, komuna kampione që ka realizuar më së shumti premtime në Kosovë

Rahoveci është shpallur komuna që i ka realizuar më së shumti premtimet në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari Smajl Latifi.

“Jam i lumtur që sipas Institutit GAP, që bën monitorimin e premtimeve të realizuara nga kryetarët e komunave, Rahoveci ka dalur si komuna që ka realizuar më së shumti premtime. I kemi përfunduar 88% të zotimeve tona dhe jemi në finalizim edhe të 3 premtimeve që janë në proces. Përveç kësaj, Rahoveci është shpallur edhe komuna më transparente në Kosovë. Transparenca dhe llogaridhënia janë dy shtyllat e qeverisjes për të cilat unë nuk bëj kompromis, andaj ky vlerësim është dëshmi se jemi në rrugë të mirë”, ka shkruar Latifi. /Ballkani.info/