Rahoveci i bën bashkë Haradinajn, Thaçin dhe Metën

Vera e Rahovecit ka arritur të bëjë bashkë Ramush Haradinajn, Hashim Thaçin dhe Ilir Metën, në Rahovec.

Kjo u bë e mundur pasi që në qytetin e rrushit sot është hapur HardhFest.

Ja çfarë shkruan Haradinaj:

Ja çfarë shkruan Ilir Meta:

Nuk mund të mos isha sot këtu në këtë festë për tri arsye: E para sepse kur kam ardhur me Ambasadorin Minxhozi dhe kemi vizituar fabrikën ‘Stone Castle’ kam ngelur vërtet me shumë përshtypje nga ky potencial i jashtëzakonshëm që ka Kosova, por jo vetëm ajo, por i gjithë rajoni ynë.

Së dyti, sepse unë jam nga krahina e Skraparit, që nuk shquhet për verë si Rahoveci, por që mban vendin e parë për raki të fortë në Shqipëri.

Kjo festë nuk është vetëm gëzim, por mbi të gjitha është begati, pasi vreshtaria është një nga burimet kryesore të jetesës, së punës e të begatisë për të gjithë bashkësinë tuaj.

Së treti, sepse ne të gjithë duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje mbështetjes së prodhimit vendas dhe në mënyrë të veçantë prodhuesve të verës, të cilët meritojnë një mirënjohje të jashtëzakonshme sepse me shumë profesionalizëm kanë arritur të hyjnë në tregun ndërkombëtar të verës, ku konkurrenca është shumë e fortë.

Populli i Rahovecit meriton një mirënjohje tepër të veçantë për shkak se vera e Rahovecit është bërë mjaft e famshme në tregjet ndërkombëtare.

Jam shumë i gëzuar që edhe në Shqipëri po zë hapësira gjithnjë e më të merituara dhe sigurisht që kjo është kënaqësia, që do doja ta ndaja së bashku me të gjithë ju sot.

Shpresoj që edhe shkëmbimet mes Shqipërisë dhe Kosovës të rriten edhe më tej, në të gjitha aspektet, në radhë të parë përsa u takon prodhimeve të bujqësisë dhe zhvillimeve të agro-turizmit.

Ne duhet të mësojmë shumë nga njëri-tjetri! Sidomos Shqipëria shumë më tepër nga Kosova dhe anasjelltas, sepse na takon të vëmë në lëvizje të gjitha ato potenciale që kanë vendet tona, e sidomos ato që ka Shqipëria në fushën e bujqësisë, por edhe në atë të turizmit.

Edhe njëherë suksese! Prodhime të mbara! Mbarësi dhe begati për të gjithë bashkësinë tuaj!

loading…