Rahoveci humb nga Cluj në një atmosferë fantastike që krijuan ‘Vreshtarët’

ahoveci ka nisur rrugëtimin ndërkombëtar me humbje nga U-BT Cluj Napoca në raundin kualifikues të FIBA Europe Cup, duke u pajtuar në fund me rezultatin 73:98.

Në ndeshjen e parë të kësaj faze, “Vreshtarët” u mposhtën thellë në palestrën “Mizahir Isma” e cila ishte e stërmbushur nga tifozët vendas që krijuan atmosferë impozante.

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 28:46 me rumunët që shënonin nga çdo pjesë e fushës, ndërsa vreshtarët kishin vështirësi në organizmin e aksioneve.

Në fund rumunët e Cluj Napocas fituan me 25 pikë diferencë, në një ndeshje të cilën dominuan që nga fillimi.

Rezultati final i ndeshjes ishte 73:98.

Jure Gunjina me 18 pikë dhe Christian Alexander Bradford me 13 pikë ishin më të mirët te Rahoveci.

Donatas Tarolis te Cluj ishte më i miri me 20 pikë.

Ndeshja e kthimit në Cluj-Napoca është pas një jave, më 9 tetor.

loading…