Ragmi Mustafa: Çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të jetë pjesë e dialogut

Kryetari i Këshillit Kombëtar të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka deklaruar se çështja e shqiptarëve nga kjo anë duhet të jetë pjesë e procesit të negociatave.

Ragmi Mustafa ka theksuar se çështja e Luginës së Preshevës duhet të zgjidhet në bisedime brenda dialogut.

“Ne vazhdimisht po kërkojmë që çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës të ngrihet si pjesë e agjendës së dialogut. Ne besojmë se Lugina e Preshevës duhet të jetë një pjesë integrale e zgjidhjes midis dy vendeve”, tha ai, shkruan lajmi.net.

Mustafa kujtoi deklaratën politike të miratuar më 14 korrik 2018 e cila thotë se “pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, nuk mund të ketë normalizim real midis Kosovës dhe Serbisë”.

Sipas tij, shqiptarët nga Lugina e Preshevës votuan pro zgjidhjes së këtij problem në një referendum në vitin 1992, në të cilën votuan për bashkimin me Kosovën.