Kandidati për deputet nga PDK me numër 34, Ragip Xhaka ka vizituar familjen e heroit Hakif Zejnullahu.

“Hakif Zejnullahu, hero i popullit, është një figurë që na mbush me krenari dhe na kujton sakrificat e pashembullta që janë bërë për atdhenë”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Një nder i veçantë për të vizituar familjen Zejnullahu, një familje me një histori të lavdishme dhe me kontribute të mëdha në luftën për liri dhe drejtësi.

Hakif Zejnullahu, hero i popullit, është një figurë që na mbush me krenari dhe na kujton sakrificat e pashembullta që janë bërë për atdhenë. Vizita në familjen e tij na rikujton vlerat e qëndresës, dashurisë për atdhenë dhe angazhimin për një të ardhme më të mirë për brezat që vijnë.

#RagipXhaka34 #Xhaka34 #PDK131