Rafael Nadal dhe Mery Perello bëhen prindër për herë të parë

Rafael Nadal tashmë ka titullin e tij më të mirë të Grand Slam.

Pasditen e së shtunës, në Palma de Mallorca, ai u bë baba për herë të parë, me një djalë që do të mbajë emrin e tenistit.

Kampioni 22-herë i Grand Slamit, prej muajsh është duke e vëzhguar gjendjen e gruas së tij, Maria Perello. Në fakt, ai ishte i pranishëm vetëm për një ditë në Laver Cup të fundit, sepse lindja mund të kishte ndodhur në çdo moment.

Në qershor u njoftua se Rafa Nadal dhe Xisca Perello do të bëheshin prindër.

Çifti kishte preferuar ta mbante lajmin larg tufës mediaike, ndonëse në gusht u zbulua se Perello ishte shtruar në një klinikë private për shkak të komplikimeve në shtatzëni.

Rafael Nadal bashkë me gruan e tij (Foto: Getty Images)

Fatmirësisht, as shëndeti i nënës dhe as i foshnjës nuk ishin në rrezik, por mjekët shqyrtuan mundësinë e operimit të Perellos. U rekomandua që ajo të pushonte absolutisht dhe të qëndronte në spital.

Tashmë, çifti më në fund festojnë momentin e lumtur pas disa muajsh të vështirë. /Telegrafi/

Rafael Nadal bashkë me gruan e tij (Foto: Getty Images)