LAJMI I FUNDIT

Radoiçiq takohet me ‘pretendentin’ për kryeministër të Serbisë

Udhëheqësi i grupit terrorist serb, që kreu sulm të armatosur ndaj Policisë së Kosovës, më 24 shtator në veri të Kosovës, Milan Radoiçiqi është fotografuar  në takim me Marko Gjuriq.

Djuriç është njëri ndër emrat e përfolur për kryeministrin e ardhshëm të Serbisë.

Ka shërbyer si ambasador i Serbisë në SHBA, në periudhën 8 tetor 2020 deri më 3 korrik 2021.

Si dhe ka qenë drejtor i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë, për shtatë vite.