Radhë të gjata në Vërmicë, deri tri orë pritje

Radhë të gjata po ka në pikën kufitare në Vërmicë, ku qytetarët po duhet të presin deri në tri orë për të hyrë në territorin e Kosovës.

Në dalje pritjet janë deri 15 minuta.

Në të vërtetë për pritjet e gjata qytetarët në shenjë proteste i kanë rënë borisë.

Pritjet e gjata janë vetëm në pikën në Vërmicë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në pikat tjera kufitare pritjet janë tri deri në pesë minuta.

Image