Radha e presidentes për kapjen e institucioneve| Familjarja e Vjosa Osmanit vihet në krye të rektoratit të UP-së

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Naser Sahiti u shkarkua para pak minutash nga kjo detyrë. Deri tek shkarkimi i tij erdhi pas një mbledhje që u thirr nga Këshilli Drejtues i UP-së. Në krye të rektoratit tash si ushtruese detyre do të jetë Luljeta Plakolli-Kasumi, kjo e fundit familjare me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.

Shkarkimi i Naser Sahitit nga pozita e rektorit të Universitetit të Prishtinës ia lëshoi rrugën një familjareje të presidentes.

U.D e rektorit, që u caktua sot pas shkarkimit të Sahitit, Luljeta Plakolli- Kosumi dhe presidentja e vendit Vjosa Osmani, janë kushërira mes vete.

Luljeta Plakolli Kasumi-prodekane për marrëdhënie ndërkombëtare dhe projekte të studentëve se janë familjare e kishte konfirmuar edhe vetë në një deklaratë për media, pavarësisht se thonte se janë kushërira të largëta.

“Familjare nuk jemi, jemi kushërira shumë të largëta që nuk mund ta zhbëjë historinë familjare dhe absolutisht kjo nuk ka ndonjë relevancë se a jam unë familjare apo jo, qoftë e afërt apo e largët e presidentes. Kështu që kjo pyetje, mos u kapni në këtë kahje. Presidentja e ka profesionin e vet, jetën e vet, zhvillimin e karrierës së vet, unë e kam timen dhe absolut nuk na lidh kurgjo tjetër përveç një lidhje gjaku e largët”, kishte deklaruar ajo për Dukagjinin.