Radha e Listës Serbe, tre zyrtarët serbë i shkojnë Vjosa Osmanit në Presidencë

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani i ka pritur në takim përfaqësuesit e Listës Serbe. Ky takim është zhvilluar në vazhdën e konsultimeve që Osmani i ka nisur që dje në orën 13:00 për datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

Qeveria e Kosovës u rrëzua të hënën në mbrëmje pas një aktgjykimi të Gjykatës Kushtetuese, e cila e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën zgjedhjen e ekzekutivit, më 3 qershor.

Gjykata Kushtetuese vendosi se vota e deputetit Etem Arifi – i cili është i dënuar me burgim – për formimin e Qeverisë së udhëhequr nga Avdullah Hoti ishte e pavlefshme.

Zgjedhjet duhet të mbahen jo më vonë se 40 ditë nga shpallja e tyre.