Radeon VII është karta e parë grafike 7-nanometër e AMD

Radeon VII ndjek hapat e grafikave 7-nanometër Instinct të cilat janë ndërtuar për profesionistët dhe jo lojtarët.

AMD ka vendosur të lërë gjurmë në lojërat 4K me kartat grafike të rangut të lartë Radeon VII.

Prezantuar në CES, ajo është karta e parë grafike 7-nanometër. Arkitektura në fjalë sjell 25% më shumë performancë sesa modeli i kaluar duke konsumuar të njëjtën energji.

Radeon VII ndjek hapat e grafikave 7-nanometër Instinct të cilat janë ndërtuar për profesionistët dhe jo lojtarët.

Karta grafike ka 60 bërthama me frekuencë 1.8Ghz dhe 16GB memorie HBM. Në CES u demonstrua lojra Devil May Cry 5 në rezolucion 4K dhe 60fps.

AMD Radeon VII do të dalë në shitje më 7 Shkurt për 699 dollarë dhe si bonus sjell lojërat Devil May Cry 5, Resident Evil 2 dhe The Division 2.

Edhe pse kompania po shtyn drejt lojërave të performancës së lartë, grafikat e reja NVIDIA RTX ka tronditur kompaninë dhe tregun me performancën e pakrahasueshme jo vetëm në desktop por edhe në laptopë. /Ballkani.info