Politikania serbe nga Kosova, Rada Trajkovic, ka komentuar deklaratën e filozofit slloven, Slavoj Zhizhek, siç e ka quajtur ajo të preferuarin e medias ruse ‘Russia Today’.
Trajkovic ka shkruar se është interesante se si opinonisti i Russia Today’ Slavoj Zizek, lavdëron pa asnjë mëdyshje, liderin e VV’së, Albin Kurtin.
Ajo tutje ka shkruar se a mundet që Rusia ta ketë vërejtur ‘potencialin’ e Kurtit dhe idetë e tij etnike-nacionalisteqë mund ta destabilizojnë rajonin.
“Interesante të shohësh si kolumnisti i preferuar i ‘Russia Today’ Slavoj Zhizhek lavdëron fare pa mëdyshje, Albin Kurtin. A mundet që Rusia ka vërejtur (dhe është e gatshme të kultivojë) “potencialin” e Kurtit për të destabilizuar rajonin me idetë e tij etnike-nacionaliste”.
Interesting to see Russia Today’s favourite columnist Slavoj Žižek praising Albin Kurti so unequivocally.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) September 13, 2021
Could it be that Russia has recognised (and is willing to cultivate) Kurti’s “potential” to destabilise the region with his ethno-nationalist ideas? https://t.co/5nskQs1QzA







