Politikanja serbe, Rada Trajkoviç, ka qenë e ashpër me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuqiç, duke e akuzuar se është në anën e gabuar të historisë.
Trajkoviç përmes një shkrimi në Tëitter ia ka rikujtuar Vuqiçit një deklaratë të vitit 2013, ku ai thoshte se Serbia është i vetmi vend që nuk i ka kuptuar proceset politike e konomike në Evropë.
“‘Ne jemi, me sa duket, të vetmit që e kapërcejmë rënien e Murit të Berlinit, ose nuk kemi kuptuar fare proceset politike dhe ekonomike që po ndodhin në Evropë dhe në botë’ (Vuçiq për Time, 2013)”‘, ka shkruar Trajkoviç.
Ajo ka vazhduar me kritika ndaj Vuçiqit, që nga një pjesë e diplomatëve u akuzua se po vazhdon të ulet në dy karrika, duke mos qenë e prerë me agresionin rus në Ukrainë.
“Edhe këtë herë duket se po “fle” mbi ndryshimet tektonike në Europë dhe po bën një gabim historik strategjik”, ka shkruar ajo.
Kujtojmë se Serbia është i vetmi vend në BE që nuk e ka dënuar agresionin rus mbi Ukrainën dhe nuk ka qenë pro sanksioneve ndaj Moskës.
Kjo nga shumë kush u pa si përkdhelje që po i bëhet Serbisë nga Brukseli.
“Mi smo, valjda, jedini koji su prespavali pad Berlinskog zida, ili uopšte nisu razumeli političke i ekonomske procese koji su se valjali Evropom i svetom.” (Vučić za Vreme, 2013)
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) February 26, 2022
Izgleda da i ovoga puta ‘spava’ na tektonske promene u Evropi i pravi istorijsku stratešku grešku.







