Rjetet sociale

Ra nga sistemi, Facebook ka një njoftim për përdoruesit

Rrjetet sociale të kompanisë ‘Meta’ (Facebook, Instagram dhe Threads) ranë nga sistemi përgjatë ditës së martë.

Përdoruesit e rrjeteve sociale ankoheshin se nuk po mund të hyjnë në llogaritë e tyre, problem ky që zgjati më shumë se një orë.

Për këtë, Facebook ka bërë një postim në llogarinë zyrtare të tyre, duke u kërkuar falje përdoruesve.

Aty s’është dhënë kurrfarë sqarimi se pse ka ndodhur një gjë e tillë.

“U kthyem. Ju kërkojmë shumë falje atyre që s’arriten të futeshin në Facebook sot gjatë ditës”, thuhet në postimin e tyre.