Ra nga kati i tretë i hotelit në Dhërmi, i riu anglez ndërron jetë rrugës për në spital

Ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës 21-vjeçari anglez qe ra nga kati i tretë i një hoteli në Dhërmi ditën e sotme.

I riu nga Anglia dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin kur u rrëzua nga kati i tretë.

Njoftimi i policisë:

Dhërmi/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me parë, ku shtetasi anglez Z. C., ka rënë nga kati i tretë i një hoteli, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.