Ish- diplomati kosoavr, Lulzim Peci ka reaguar ndaj vendimeve të marra së fundi nga Qeveri Kurti, e cila tash e sa javë është në detyrë.

Peci ka shkruar në Facebook se më e paprekshme po duket qeveria në detyrë se sa ajo me mandat të plotë.

Ai ka kërkuar që para zgjedhjeve të bëhen ndryshime kushtetuese, që siç ka shkruar ai për ta sqaruar “zonën e hirtë”.

Reagimi i plotë:

Ra kjo “deke” dhe u pame! Qeveria ne detyre me e paprekshme se ajo me mandat te plote!

Para zgjedhjeve, Kuvendi i Kosoves duhet ta amandamentoj Kushtetuten, per ta sqaruar “zonen e hirte” per sa i perket zgjedhjes dhe shkarkimit te qeverive, dhe kompetencave te qeverise ne detyre, ashtu edhe per zgjedhjen e presidentit, i cili ne baze te mendimit tim duhet te zgjidhet nga populli.