R Kelly mbetet në burg, përbën rrezik për nxënëset e shkollave të mesme

Një gjykatës amerikan urdhëroi që R Kelly të qëndroj prapa hekurave pa mundësi që të paguaj një kaucion që të lirohet me kusht.

Zëvendës i prokurorisë amerikane ka pohuar se këngëtari do të vazhdonte të përbënte një kërcënim për vajzat e reja nëse do të lirohej.

“Nëse e tërhoqën vajzat e shkollave të mesme në vitin 1999, kjo do të thotë se edhe në këto ditë mund të ndodh që të joshet nga po e njëjta moshë. Ai mund t’i joshë vajzat në shtëpinë e tij”, tha të martën gjyqtari, Angel Crowe.

Këngëtari i R’n’B u arrestua javën e kaluar në Chicago duke e shëtitur qenin dhe tani po ballafaqohet me akuza të shumta për veprat seksuale në këtë qytet, por edhe në New York, të cilat po i mohon, , shkruan Sky News.

R Kelly, i cili u shfaq në gjykatë me një kapelë dhe me pranga në duar e këmbë, tha vetëm dy fjalë në gjykatë, “Po, zotëri”, në pyetjen nëse i kupton akuzat.

Ndryshe, refuzimi i mundësisë për lirim me kusht për R Kelly mund të nënkuptojë se ky 52-vjeçar mund të kalojë pjesën tjetër të jetës pas hekurave.

loading…