R Kelly akuzohet për abuzim seksual me të mitur

Dhjetë akuza për abuzim seksual janë ngritur ndaj këngëtarit të njohur R Kelly. Në 9 raste, thuhet se ai ka abuzuar me minorene.

Ylli i muzikës R&B, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, prej kohësh dyshohet se kishte abuzuar me gra dhe adoleshente.

Por, ai gjithnjë i ka mohuar këto pretendime.Mirëpo, tashmë duket se Prokuroria ka fakte dhe 52-vjeçari u shoqërua në stacionin policor në Chicago, përcjell Ballkani.info