Qyteti ku nuk ka më vend as për të vdekur

Radhë të pafundme pllakash prej guri formojnë kodrat e Hong Kongut. Vetëm disa pika të gjelbra dallohen aty-këtu mes një hapësire të gjerë blloqesh gri të gdhendura me germa kineze.

Këto shpate janë banesa e fundit për mijëra banorë të Hong Kongut.

Për serinë e tij të re fotografike “Hapësira e Vdekur”, fotografi Finbarr Fallon vizitoi pothuajse të gjitha varrezat e qytetit, duke kapur dendësinë e madhe të varreve dhe terrenin malor urban që i rrethon.

Disa nga fotot e tij më të habitshme tregojnë varreza në plan të parë, në rreshta të rregulluara simetrike, ndërsa rrokaqiejt rrëshqasin pas tyre.

Shtëpi e 7,5 mln banorëve, Hong Kong është një nga qytetet më të shtrenjtë në botë, ku çmimet e apartamenteve kapin majat. Kjo do të thotë se njerëzit atje ndonjëherë e kanë të vështirë t’ia lejojnë vetes një shtëpi jo vetëm në këtë jetë, por edhe në atë të përtejmen.

o

loading…